Transmetuar më 23-12-2018, 13:51

-Peshku salmon është shumë i mirë kundër flokëve të thatë dhe pa jetë. Përmban acide të mira yndyrore, proteina dhe vitaminën B12, duke ndihmuar në rikuperimin e flokëve.

-Brokoli dhe spinaqi cilësohen si balsam natyral. Përmbajnë hekur, kalcium, por edhe vitamina A dhe C, të cilat favorizojnë prodhimin e yndyrës, duke shërbyer kësisoj si një balsam natyral.

-Bishtajat forcojnë dhe stimulojnë rritjen e flokëve. Barbunjat, fasulet e bardha, thjerrëzat, por në përgjithësi çdo bishtajë përmban hekur, zink dhe proteina, duke i ushqyer maksimalisht flokët tuaj.

-Arrat janë shumë të mira për zbutjen e flokëve dhe parandalojnë rënien e tyre. Gjithçka në sajë të pranisë së selenit dhe zinkut, ku nga konsumi i arrave, flokët bëhen më të butë,

-Konsumi i mishit të pulës dhe gjelit parandalon daljen e flokëve të bardha, ashtu sikundër vezët me vitaminën B12, i ushqejnë më së miri, shkruan noa.al.

-Karotat i bëjnë flokët me më shumë shkëlqim. Në sajë të vitaminës A, e bëjnë rrënjën e flokëve më të fortë. /a.y/noa.al