Transmetuar më 23-12-2018, 12:49

Një vajzë 14 vjeçe u vra nga e ëma me armë zjarri, për një arsye që lë pa fjalë. Svetlana Laurel, 52 vjeçe, në shtetin amerikan të Washington u arrestua pasi qëlloi me armë dhe vrau të bijën 14 vjeçe, teksa kjo e fundit po tentonte të telefononte policinë pas një sherri.

Natalie Gulizia kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë mbrëmjen e së martës, pasi e ëma dhe i ati kishin nisur të ziheshin egërsisht, në katin e parë të shtëpisë.

Por teksa ishte në telefon me policinë, e ëma e qëlloi me plumb në kokë duke humbur toruan se pse e bija kishte bërë një gjë të tillë. Nga hetimet e kryera rezulton se çifti ishte divorcuar dhe Laureal, kishte humbur kujdestarinë e dy fëmijëve të saj.

Gruaja u lejua të futej në banesë mbrëmjen e 18 tetorit, pikërisht nga djali 12 vjeç.

Kur ish burri dhe Natalie u kthyen në shtëpi, Svetlana kishte një taser, pajisje paralizuese e përkohshme, të cilën e përdori kundër burrit, shkruan noa.al.

“Më ke shkatërruar, nuk bëhem më”, i kishte bërtitur burrit, teksa vajza 14 vjeçe vrapoi në dhomën e saj në katin e dytë dhe telefonoi policinë për të kërkuar ndihmë.

Kur nëna e zbuloi se po telefononte policinë, e qëlloi me armë zjarri, duke e vrarë.

Pas kësaj djali 12 vjeç vrapoi në dhomën e së motrës, ku e gjeti të larë në gjak. /a.y/noa.al