Transmetuar më 23-12-2018, 12:10

Pak ditë më parë bëri bujë lajmi se këngëtari Alban Skënderaj mund të tërhiqet nga muzika.

Por ai ka vendosur që të vërë pikat mbi “i” lidhur me këto zëra.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai shkroi gjatë së shtunës, “Me sa duket ‘kujdes ça flet’ vlen edhe për mua që flas goxha pak në rrjete sociale.

Me që disa u bënë merak, nuk shkruajta që mbas mbrëmjes së sotme nuk do performoj më fare, por nuk performoj më për një kohë nëpër club-et e Tiranës kështu që doni s’doni më keni vërdallë nëpër evente e qytete edhe për ca kohë. Tani me këtë rast kush ka kohë e dëshirë le të na bashkohet sonte..”

Pak ditë më parë në një postim në rrjetet sociale teksa ka lajmëruar se do të mbante një koncert në një lokal në Tiranë, ai shkroi se, “Kjo do jetë performanca ime e fundit në Tiranë për një kohë të gjatë”.