Transmetuar më 23-12-2018, 11:06

Një studim i ri lidhur me përdorimin e celularëve, tregon se si ata ndikojnë në shëndetin tonë, duke shkaktuar dëme serioze për memorien tonë.

Një ekip ekspertësh të Swiss Tropical and Public Health Institute, në Zvicër, ka kryer një studim në një kampion të rinjsh me moshë nga 12 deri në 17 vjeç, të cilët përdorin rregullisht smartphone, duke rënë në kontakt me valët elektromagnetike.

Sipas studiuesve, përdorimi i smartphone, shkakton dëmtime serioze në memorien figurative të të rinjve, pjesë që ndodhet në anën e djathtë të trurit.

Rezultatet e studimit tregojnë se si valët e përthithura nga truri, janë përgjegjëse për reduktimin e memories vizive.

Siç thotë drejtuesi i studimit Martin Roosli, “Studimi ynë mund të ndikojë në moshën e pubertetit, e cila ka një përdorim të gjer të celularit, dhe që ndikon në aftësitë përthithëse”.

Studiuesit këshillojnë që të mbahet gjithmonë i ulur volumi i celulari gjatë telefonatave, sidomos kur përdoren kufjet. /a.y/noa.al