Transmetuar më 23-12-2018, 08:25

“Me dritën e shpresës së rilindur në këtë familje, ju uroj një të diel të qetë”. Kështu ka shkruar Kryeministri Edi Rama ditën e sotme, teksa ka publikuar një video, ku tregon shtëpinë e re, të një familje në kushte ekstreme varfërie.

Këtë të shtunë, ai është ndalur në një fshat të Tiranës, në një familje me gjashtë anëtarë, dy prindërit dhe katër fëmijët.

Bëhet fjalë për shtëpinë e Euglent Xhabaftit, në fshatin Bulticë të Vaqarrit.

Rama ndalet për të dytën herë në këtë shtëpi, ku herën e parë pasi pa nga afër kushtet ekstreme në të cilat jetonte familja, iu premtoi ndihmë.

Por ditën e djeshme, Rama shkoi për t’i futur në shtëpinë e re, e cila është ndërtuar nga e para me gjithë mobilimin e kohës, duke futur familjarët në banesë para Vitit të Ri.

Po ashtu katër fëmijëve ju janë bërë edhe dhurata për festa, madje edhe lap top.

Sakaq pak kohë më parë, edhe kryefamiljarit ju gjet punë. /a.y/noa.al