Transmetuar më 22-12-2018, 21:31

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Athinës, rreth orës 20:30, ku protagonist ka qenë një shqiptar.

Dyshohet se shqiptari ka vrarë me thikë një shtetas afgan.

Sipas mediave greke, informacionet e para bëjnë fjalë për për larje llogarish e çështje droge.

Viktima ndodhej në rrugët qendrore Menandru dhe Sofokleus, në Omonia, një zonë qendër tregtare e të huajve kryesisht, kur dy persona kanë ndaluar afër motorin, njëri ka zbritur, e qëlloi me thikë në zemër.

Policia vendase po heton shkaqet e ngjarjes në fjalë./a.k/noa.al/