Transmetuar më 22-12-2018, 20:03

Skuadra e Real Madridid ka siguruar një tjetër trofe, ndersa ka triumfuar përsëri në finale në kuadër të klubeve.

“Los Blancos” kanë arritur të mposhtin skuadrën e Al Ain në finalen e Kupës së Botës për Klube, me rezultatin e thellë 4:1.

Madrilenët kaluan shumë shpejt në avantazh, që në minutën e 14’ ku fituesi i “Topit të Artë”, Luka Modric, realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur me të majtën.

Madrilenët dyfishuan epërsinë në minutën e 60’me anë Marcos Llorente.

Fitoren e vulosi kapiteni Sergio Ramos, i cili realizoi në minutën e 79′ të takimit për 3:0.

Al Ain shënoi golin e nderit me anë të Tsukasa Shiotani.

Rezultati përfundimtar u vulos në minutën e 90′, nga Yahia Nader i cili realizoi autgol.

Në këtë mënyrë Real Madridi mund të konsiderohet zyrtarisht si skuadra më e mirë në Botë./a.k/noa.al/