Transmetuar më 22-12-2018, 19:23

Hueyda El Saied është një nga vajzat më të dashura për publikun shqiptar ndersa prej vitesh jeton në Francë.

Herën e fundit që dha një intervistë në “Thumb” ajo u shpreh se ishte në proces divorci me babain e djalit të saj , Gabrielit dhe se po niste një etapë të re të jetës.

Por duket se në jetën e saj ka hyrë një person i ri.

Pak më parë ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaq krah një mashkulli të panjohur.

Të dy shfaqen duke pushuar në plazh të shtrirë krah njëri-tjetrit dhe balerina e njohur e ka bashkangjitur këtë foto me një zemër.

Identiteti i këtij mashkulli nuk dihet ama nga fotoja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Më poshtë keni fotografinë ku ata shfaqen të lumtur duke shijuar pushime në bregdet./a.k/noa.al/