Transmetuar më 22-12-2018, 16:27

Reperi Fero mbrëmë është përfshirë në një përleshje në një klub në Mitrovicë tw Kosovws.

Fero pas publikimit të disa videove në rrjete sociale, ka reaguar ashpër, duke u shprehur se në Mitrovicë do të rikthehet sërish me koncerte tjera, por jo në atë lokal.

Lajmi.net njofton se ka kontaktuar menaxherin e Feros, Mehmet Elshani, i cili ka thënë që ishte thjeshtë një provokim i zakonshëm që bëhet për famë.

“Gjendja e reperit është e mirë. Ka qenë një provokim i zakonshëm për famë që tentojnë disa artistë të rinj”, ka thënë menaxheri i Feros.

Ai ka shtuar se Fero sot lanson projektin e ri dhe është shumë i lumtur për atë këngë.

Më poshtë keni pamjet nga përleshja e djeshme në Klub./a.k/noa.al/