Transmetuar më 22-12-2018, 12:22

Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë më 18 dhjetor dhe nuk po tregohen aspak të rezervuar për të ndarë çdo gjë me publikun, në ndryshim nga shtatzënia, që çifti e mbajti të fshehtë përgjatë 9 muajve.

Menjëherë pas lindjes, ata dhanë lajmin e bukur në Instagram duke na treguar vetëm dorën e vogëlushes dhe emrin e saj. Më pas, Loredana ndau foton e parë, ku fytyra e saj dukej nga larg.

Ndërsa sot, ajo ka postuar një tjetër foto, ku Hana duket shumë qartë. Ajo është duke fjetur gjumë dhe mami Loredana nuk mund të rezistonte pa e ndarë portretin e ëmbël të të voglës me të gjithë ndjekësit e saj.

“Jeta ime”, -ka shkruar ajo në foton, ku Hana duket si një ëngjëll. Edhe pse është vetëm 3-ditëshe, Hana ka rreth 180 mijë ndjekës në Instagram, i cili me siguri menaxhohet nga prindërit.