Transmetuar më 21-12-2018, 20:27

Daily Mail ka publikuar një video ku një trafikant droge tentoi të arratisej, por i dështoi plani që kishte thurur.

Ai u hodha nga dritarja por ra direkt në duart e policisë.

Momenti epik u regjistrua në Portswood, Southampton të mërkurën.

Brenda banesës ndodheshin dy shitës droge dhe kur policia u fut brenda pallatit për t’i kapur, ata dolën në dritare.

Duke menduar se tashmë në derën e pallatit nuk kishte asnjë polic, njëri prej tyre u hodh për t’u arratisur por ra pikërisht në duart e tyre. /k.k/noa.al/