Transmetuar më 21-12-2018, 20:07

Në një kohë që mazhoranca rrëzoi sot propozimin e opozitës për veting në politikë, Presidenti Meta ka përçuar mesazhin se vetingu është i rëndësishëm.

Në një takim në Pogradec, Meta tha se “Vetingu është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizimin e tij, në mënyrë që të kemi ndarje të qartë të politikës dhe aktiviteteve kriminale”.

Ndërsa sa i përket protestës së studentëve, edhe njëherë kreu i shtetit tha se duhet që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje.

Meta komentoi edhe vendimin për dëbimin e ambasadorit Iranian në Shqipëri, për të cilin tha se është aprovues ndaj asaj që ndërmori ministria e Jashtme.

Presidenti kërkoi marrëveshje politike pë reformën zgjedhore. /k.k/noa.al/

Kuvendi rrëzon draftin e PD për vettingun në politikë me 74 vota kundër