Transmetuar më 21-12-2018, 18:59

Një fëmijë i lindur para kohe në madhësinë e orës së të atit ka ndërruar jetë tragjikisht në krahët e së ëmës.

Lorcan Michael O’Brien lindi me peshë 705 gramë më 13 maj të këtij viti në Spitalin e Fëmijëve në Perth të Australisë.

Mjekët vazhdimisht u përsëritën prindërve Nikki Daly dhe Ruairi O’Brien së fëmija i tyre i porsalindur nuk do të arrinte të mbijetonte.

Por përkundër të gjithë parashikimeve të mjekëve, foshnja arriti të merrte frymë deri në muajin dhjetor.

Lorcan krahas peshës, lindi edhe me sëmundje kronike të mushkërive dhe pavarësisht nga mjekët që këmbëngulnin se ai nuk do të mbijetonte shumë herë, ai luftoi me sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohej.

Pas një beteje të gjatë, i vogli vdiq në krahët e nënës së tij dhe pranë babait të tij Ruairi O’Brien vetëm pas orës 10 të mëngjesit më 4 dhjetor.

“Lorcan vdiq në krahët e mi. Unë jam kaq e zemëruar, ai ishte një fëmijë i vogël, ai thjesht nuk e meritonte këtë. Ne luftuam kaq shumë për të”, tha e ëma.

Ajo shtoi: "Kur ai vdiq, pati një lehtësim dhe një ndjenjë paqësore që vetëm vrapoi në trupin tim, se më në fund ishte në paqe. Ai është engjëlli ynë dhe besoj se tani është në qiell./b.l/noa.al/