Transmetuar më 21-12-2018, 16:46

I ashpër ka qenë fjalimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa nga foltorja e Kuvendit lëshoi një lumë akuzash në drejtim të qeverisë ‘Rama’.

Lideri i PD-së pohoi se rivali i tij politik, Edi Rama ka lidhje me kriminelë, dhe kjo vetëm për faktin sipas tij për të marrë pushtetin. Basha tha se kriminelë të veshur me petkun e deputetit janë të pranishëm në Kuvend.

“Marrëdhëniet e krimit me Ramën u sofistikuan. Sot krimi është qeveria e vërtetë, ata qeverisin. Kjo është marrëdhënia e Ramës me krimin. Sot opozita do të votojë amendamentet kushtetuese, që do të jetë njësoj si vepruam pak vite më parë.

Sot kemi vetting për policët, për gjyqtarët dhe prokurorëve, asnjë ndryshim nuk do ketë as për politikanët. Sot nga kjo sallë një vetting do të bëhet, sot nga kjo sallë do të kuptohet se  cilët kanë frikë që t’i nënshtrohet kontrolli”, u shpreh kryedemokrati.

Mes të tjerash Basha foli me emra, duke përmendur disa të larguar nga PS-së, që nga Elvis Rroshi, tek Amando Prenga.

“Kemi një deputet Ergys Çyrbja që është konfirmuar që është pjesë e bandave. Kemi Fatmir Xhafajn që ndihmoi vëllain e tij. Kemi atë që do të flas pas meje  që ka thënë se ka një mik trafikant. Kemi Alket Hysenin që ka rrëmbyer  toka në Dhërmi.

Kemi Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin, kemi Dakon e 339. Kemi Saimir Habilajn dhe natyrisht kreun e kësaj pune Edi Ramën”, tha Basha.

Në fund kreu i PD-së tha se “Këta nuk e duan vettingun se për disa është fundi i karrierës politike, por për Shqipërinë është një shpresë, ndaj u bëj një ftesë që të bashkohen me ne për të bërë një vetting moral për veten e tyre. Ne u themi që të bëjnë vetë ligjet e vettingut dhe në do i votojmë, por të jenë të pëlqyera dhe të miratuar nga Venecia”./b.l/noa.al/