Transmetuar më 21-12-2018, 15:14

Një amfib i sapo zbuluar që e zhyt kokën në rërë ka marrë emrin e Presidentit amerikan, Donald Trump, ndoshta edhe si reagim ndaj komenteve të bëra nga ai në lidhje me ndryshimet e klimës.

“The Dermophis”, Donald Trumpi, që është zbuluar në Panama, ka marrë këtë emër nga shefi i një kompanie që kishte paraqitur një ofertë prej 25 mijë dollarësh në një ankand për të fituar privilegjin.

Kompania tha se donte të rriste ndërgjegjësimin për ndryshimet e klimës.“Dermophis Donald Trump është veçanërisht i ndjeshëm ndaj pasojave të ndryshimeve klimaterike dhe ekziston rreziku i zhdukjes si rezultat direkt i politikave të klimës së emër dhuruesit të tij”

Krijesa e vogël, e verbër, është një lloj Caeciliani që kryesisht jeton nën tokë, por ekspertët tërheqin vëmendjen tek një krahasim i dukshëm mes sjelljes së saj dhe zotit Trump./b.l/noa.al/