Transmetuar më 21-12-2018, 13:11

“Palo burra, palo kriminelë, pse nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin. Ose miratoni amendamentin ose përndryshe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri. Do zvarriteni rrugëve dhe do zvarriteni si minj”.

Kështu tha ish-Kryeministri Sali Berisha, duke folur në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet vetingu në politikë për të cilin kërkoi që të votohet.

Sipas tij, Komisioni i Venecias ka thënë se nisma është legjitime sepse në Shqipëri lidhjet me krimin në të gjitha nivelet janë realitet.

“Jam dakord që ka probleme dakord, që ky proces mund të përdoret për qëllime politike, atëherë qëndrimi është që të ulemi dhe të draftojmë ligjin që askush të mos mund ta përdorë atë për qëllime pulitke, në mënyrë që në këto ulëse të mos ulen kokat e mafies” u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se Edi Rama e filloi karrierën e tij me një vilë të ndërtuar  në katër bunker, në total banon në një sipërfaqe prej 1 mijë metër katrorë.

“Ju ftoj ta hidhni poshtë këtë studentë. Klikoni në Google eardh dhe do të gjeni çdo gjë të përshkruar për sarajet e Ramës”, deklaroi Berisha.

Në vijim tha se ky amendament do të ishte një shenjë pozitive për hapjen e dyerve të integrimit.

Ai shtoi se Edi Ramës, mund ti vësh me qindra epitete, por më i vërteti është ai i “shpresëvrasësit”.

Më tej ai e akuzoi Kryeministrin si të lidhur me bandën e Shullazit, Bajrave, Lul Berishës etj.

Kryeparlamentari Gramoz Ruci e cilësoi thirrjen e Berishës "O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri", si të papranueshme, duke kërkuar distancim nga gjithë grupet parlamentare. /a.y/noa.al