Transmetuar më 21-12-2018, 12:04

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme ironikisht ndaj opozitës, pasi u qëllua me vezë nga deputeti demokrat Endri Hasa.

Kryeministri u qëllua me vezë, teksa ishte duke folur në seancën e djeshme parlamentare.

Por sot Rama ka publikuar një fotografi të montuar, ku një person shihet me kokë pule, ndërsa në të shkruhet “PD kthehet fuqishëm në Kuvend për studentët”.

“Këtë e ke për studentët”, i tha Hasa, Kryeministrit pasi hodhi vezët, teksa më tej u bllokua nga Garda, për tu përjashtuar edhe 10 ditë.

Në reagimin e parë pas ngjarjes, Rama tha, “Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”. /a.y/noa.al