Transmetuar më 21-12-2018, 11:40

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, reagon lidhur me miratimin e bërë mbrëmjen e së enjtes në Parlament të ligjit “Për Policinë e Shtetit”.

Ai thotë se ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.

Ministri deklaron se Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta.

Më konkretisht pjesë e policisë mund të bëhen ata që kanë dalë me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.

“Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë. Ekspertë të rinj në polici”, shkruan Lleshaj. /a.y/noa.al