Transmetuar më 21-12-2018, 11:11

Futbollisti Cristiano Ronaldo ka nxjerrë në shitje vilën e tij në Manchester të Anglisë, të cilën e bleu në vitin 2006, kur luante me United.

Kjo pronë ka katër dhoma gjumi, një pishinë, një vaskë me hidromasazh, palestër, kinema dhe sallë lojërash.

Në disa raste ai ka publikuar në rrjetet sociale edhe fotografi prej saj ku ndodhej me të fejuarën Georgina dhe fëmijët.

Kjo nuk është hera e parë kur sulmuesi i Juventusit mundohet të shesë vilën.

Për herë të parë ai tentoi që ta shesë në vitin 2009, ndërsa më tej u dha me qera për 7500 euro në muaj.

Por tashmë duket se futbollisti e ka ndarë mendjen për ta shitur përgjithmonë, për një çmim prej 3.5 milionë euro.

Bëhet fjalë për një çmim mjaft të lartë, të cilin jo kushdo mund ta paguajë, por që sigurisht mbetet për tu kaluar nga një pasanik tek tjetri. /a.y/noa.al