Transmetuar më 21-12-2018, 11:00

Dy shqiptarë të cilët bënin namin me vjedhje në Itali, kanë përfunduar në prangat e policisë.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, u arrestuan dy shqiptarët Eltin Tota 28 vjeç dhe Elton Brahleka 29 vjeç,

Ata vepronin kryesisht në zonën e Alto Maceratese, të Macerata, ku dhe janë dokumentuar një sërë vjedhjesh nën autorësinë e tyre.

Pas vjedhjeve të kryera, ata lëviznin me një makinë Audi A4, e cila rezultoi e vjedhur gjatë korrikut të lënë pas.

Në cilësinë e provës materiale, shqiptarëve ju gjetën sende që përdoreshin për vjedhje dhe materiale të tjera. /a.y/noa.al