Transmetuar më 21-12-2018, 09:37

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme, duke shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Korçës.

Trupa e KPK, e përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa, shkarkoi nga detyra nga Admir Belishtën, duke mos kaluar dot procesin e vetingut.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se gjyqtari ka probleme me pasurinë dhe për pasojë u gjet i papërshtatshëm për vijimin e detyrës.

Kjo pasi që nga viti 2013 deri në vitin 2017, pasuria është rritur në mënyrë të pajustifikueshme.

Rezulton se gjyqtari ka bërë fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

Nga verifikimet e kryera rezulton se Belishta nuk kishte deklaruar burimin për blerjen dhe mobilimin e një apartamenti 107 metra në Korçë në vitin 2009 me vlerë 6 milionë lekë të reja. /a.y/noa.al