Transmetuar më 21-12-2018, 08:30

Tre të rinj shqiptarë, të cilët u kapën duke vjedhur ushqime dhe produkte të tjera në disa kamionë të parkuar në një zonë qëndrimi në një autogrill të Fiorenzuola në Itali, u arrestuan.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, tre emigrantët shqiptar u kapën mat, teksa kishin hyrë në kamionë për të vjedhur.

Ata u kapën me ushqime dhe sende të tjera në duar, teksa tentonin të largoheshin.

Dyshohet se shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, e ushtronin këtë aktivitet prej kohësh, teksa prisnin që drejtuesit e kamionëve të ndalonin për të pushuar para se të vepronin.

Lidhur me aktivitetin e shqiptarëve, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al