Transmetuar më 21-12-2018, 07:41

Kuvendi ka rrëzuar me 76 vota kundër dhe 22 pro, dekretin e Presidentit Ilir Meta, për buxhetin e vitit 2019, të cilin kreu i shtetit e ktheu për rishqyrtim, me synim plotësimin e kërkesave të studentëve.

Por menjëherë pas votimit deputetët e opozitës u larguan nga salla.

Seanca u shty për pasditen e së enjtes, pasi në nisjen e saj paradite, deputeti demokrat Endri Hasa, qëlloi me vezë Kryeministrin Edi Rama.

“E ke për studentët”, i tha ai, duke e qëlluar.

Më tej, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, bëri me dije se ka bërë padi ndaj deputetit demokrat, pas goditjes ndaj kryeministrit. /a.y/noa.al