Transmetuar më 20-12-2018, 21:15

Chrissy Mitchell nga Shtetet e Bashkuara, deshi të bënte diçka ndryshe prej vallëzimeve tradicionale në dasma, prandaj përgatiti një surprizë me babanë e saj Tim Lesaj.

Sapo ka bërë betimin para partnerit, nusja me të atin dolën në pistë dhe nisën vallëzimin e pazakontë, hipur mbi patina.

Dasmorët mbetën të befasuar, kur 51-vjeçari tregonte lëvizje mjeshtërore, ndërsa ndiqte ritmin bashkë me të bijën.

“Gjithmonë kam dashur të vallëzoj me patina por burri im nuk di ti përdorë dhe për këtë arsye ftova partnerin tim më të mirë”,  ka thënë Mitschell.

Në fakt, ata praktikojnë patinat së bashku, që kur ajo ishte 15 vjeçe dhe për po aq vite të tjera, e vazhdojnë këtë lojë të këndshme.

Më poshtë keni videon:/a.k/noa.al/