
Në mesin e debatit për tarifat e regjistrimit të studentëve, kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuar platformën se si mund të zgjidhet kjo situatë.
Nga foltorja e Parlamentit, Lulzim Basha tha se planin për arsimin do ta diskutojë së shpejti me pedagogë e student.
“Propozimet e PD për zgjidhjen e kësaj krize të shkaktuar nga krimi korruptiv: së pari, fasha e studenteve që vinë nga familje poshtë 640 mijë lekë në muaj, të përfitojnë nga tarifat e arsimit të lartë.
Efekti buxhetor do të jetë afër 6 milion dollarë. Fasha e dytë janë ato familje me mbi 640 mijë lekë me të ardhura në muaj.
18 mln dollarë Edi Rama i ka paraqitur në buxhetin e shtetit për shpenzimet e luksit. Dyfishimi i buxhetit nuk mjafton, pasi duhet një reformë e thellë. PD ka një platformë që do ta diskutojë me pedagogët dhe studentët. Para ka por i duan për vete”, tha Basha.
Ndërkohë, ministrja Lindita Nikolla premtoi se së shpejti çdo pretendim i studentëve do të zgjidhet, duke i kujtuar PD-së situatën në të cilën sipas saj e lanë sistemin arsimor. /k.k/noa.al/