Transmetuar më 20-12-2018, 17:23

Almeda Abazi dhe partneri i saj, aktori Tolgahan Sayisman bënë të ditur para pak muajsh se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Bukuroshja shqiptare zbuloi edhe gjininë e bebit duke konfirmuar se është një djalë. Megjithatë, deri sot, nuk kishim parë një foto të Almedës me barkun e rrumbullakosur.

Mediat turke kanë publikuar foton e çiftit të njohur dhe Almeda shfaqet e ulur në prehrin e bashkëshortit të saj dhe mban dorën te barku, që tashmë i duket qartë.

Fotoja është shkrepur për ditëlindjen e aktorit dhe siç janë shprehur për mediat turke kjo është ditëlindja e fundit që do të festojnë vetëm si çift, pasi vitin tjetër do të festojnë së bashku me bebushin.

Almeda është në muajin e pestë dhe ka filluar përgatitjet për të mirëpritur në jetë vogëlushin. Ajo ka publikuar para pak minutash edhe karrocën që ka zgjedhur për të birin./b.l/noa.al/