Transmetuar më 20-12-2018, 17:06

Gjykata e Krujës ka dhënë sot vendimin për djalin e deputetit të Partisë Scialiste, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, vendosi të lirojë nga qelia Rrexhep Rrajan, duke e dënuar me 1 vit shërbim prove.

Prokuroria e Krujës kishte kërkuar 1 vit burg për djalin e deputetit të PS-së, i cili akuzohet  për dhunimin e Xhisiela Malokut dhe pse ai ka mohuar akuzat.

Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Kjo e fundit vazhdon t’i qëndrojë variantit se nuk është dhunuar nga Rexhepi, por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë në korrik të këtij viti për shkak të xhelozisë.

Çështja ‘Xhisiela’ krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi deputetin Rrahman Rraja dhe deputetë të PS se i bënë presion policisë së Fushë Krujës për ta mbyllur këtë dosje./b.l/noa.al/