Transmetuar më 20-12-2018, 16:12

Një aksident me pasojë katër persona të plagosur është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Levan- Fier, në fshatin Kashisht dhe ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina ku një nga automjetet ishte një makinë e Policisë dhe një Fuoristradë. Për pasojë, 4 persona janë plagosur.

Në makinën e policisë ishte duke udhëtuar një polic nga Gjirokastra, bashkë me djalin e tij. Ai ishte duke u kthyer nga Tirana për në Gjirokastër.

Dy të plagosurit e tjerë ndodheshin në një makinë tjetër tip Fuoristradë. Ata janë burrë e grua, mësuesë, nga fshati Nuslala i Fierit.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.