Transmetuar më 20-12-2018, 14:29

E kishte denoncuar të shoqin për dhunë, duke treguar edhe disa shenja të nxirash në fytyrë. Por në të vërtetë u zbulua se ato shenja, gruaja i kishte bërë vetë, edhe pse të gjithë po binin pre e kurthit të saj, përfshirë edhe gjyqtarët që duhet të jepnin dënimin.

Gruaja u zbulua pas disa pamjeve të filmuara nga kamerat e një ashensori, ku shihej se si gruaja qëllonte veten.

Ngjarja e pazakontë vjen nga Sidnei, në Australi. Faisal Khan, një burrë me shtetësi australiane por i besimit islamik, e kishte njohur Asmae, një vajzë marokene nëpërmjet një sajti takimesh, për personat e besimit mysliman.

Dy të rinjtë ishin dashuruar dhe martuar, por pas tetë muajsh martesë, Faizal kishte nisur të ushqente disa dyshime, ai mendonte se Asmae ishte martuar me të vetëm për të marrë shtetësinë australiane. Për këtë arsye Faisal Khan i ishte drejtuar një avokati, për të nisur procedurat për divorcin.

Një mbrëmje kur ishte kthyer në shtëpi, burri kishte gjetur apartamentin e kthyer përmbys dhe disa objekte të bëra copash, teksa gruaja i bërtiste, “Mendon se je më i zgjuar se unë? E di që po flet me avokatin”.

Menjëherë pas kësaj gruaja doli nga shtëpia për tu futur në ashensor ku dhe u mbyll brenda duke dëmtuar veten, ku me shenjat e dhunës akuzoi të shoqin, shkruan noa.al.

Aji bëri denonconim ndaj Faisal dhe ai u arrestua nga policia. Por nga hetimet e kryera pas ngjarjes së ndodhur në muajin prill, Faisal arriti të sigurojë pamjet e filmuara nga kamerat brenda ashensorit.

Në këtë mënyrë në seancën gjyqësore të mbajtur në fillim të muajit dhjetor, ai u la i lirë, ndërkohë që gruaja u vu nën hetim për kallëzim të rremë. /a.y/noa.al