Transmetuar më 20-12-2018, 12:12

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme parlamentare, ku opozita i dha fund bojkotit pas gjashtë muajsh u “përshëndet” me vezë”.

Kjo pasi deputeti demokrat Endri Hasa, hodhi një vezë drejt Kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit fliste në foltoren e parlamentit.

“Këtë e ke për studentët”, i tha Hasa, Kryeministrit, teksa më tej u bllokua nga Garda.

Por nëpërmjet fotografive, ju mund të shihni reagimin e kreut të qeverisë, teksa njëra vezë e goditi.

Goditja ndodhi pasi Kryeministri Edi Rama tha se 40 minutat e tij ku do të diskutohej buxheti i vitit 2019, do ia linte kryetarit të opozitës, për të cilin tha se u kthye në Parlament, me mandate të pjekura por jo të djegura.

“Askush më kollaj se sa vetë Lulzimi nuk mund t’iu tregojë shqiptarëve se pse zgjidhja e vetme, është kjo mazhorancë, ndërsa unë vetë do filloj dialogun e vështirë me studentët e Mjekësisë”, tha Rama. /a.y/noa.al

U qëllua me vezë, Rama: Opozita paska bredhur koteceve gjatë bojkotit, vështirë të përshtatet

Qëlloi Ramën me vezë, përjashtohet deputeti demokrat

Deputeti që hodhi vezë ndaj Ramës s’pranon të dalë nga salla, Ruçi mbledh Byronë

Qëlloi me vezë Ramën, Byroja përjashton me 10 ditë deputetin demokrat