Transmetuar më 20-12-2018, 12:08

Vogëlushi Stanley u vra i masakruar me grushte nga nëna dhe i dashuri i saj dhe për këtë krim u dënuan me nga 10 vite burg secili. Por janë të shumtë qytetarët anglezë, vend ku dhe ndodhi krimi, të cilët janë ngritur në protestë, duke kërkuar një dënim më të rëndë.

Një deputet anglez, po kërkon prej ditësh rishqyrtimin e çështjes, në mënyrë që të bëhet drejtësi për Stanley.

Roxanne Davis dhe i dashuri i saj Samuel Davies, vranë duke goditur me grushte, Stanley Davis, vetëm 24 ditësh.

Autopsia zbuloi në trupin e fëmijës 41 fraktura, përveç asaj në kokë, e cila shkaktoi hemorragji cerebrale.

Ministrja sociale Caroline Dinenage duke folur për rastin, e cilësoi si “Një torturë e vërtetë”, duke e riankimuar çështjen në Prokurori.

Çifti u dënua nga trupa gjykuese e Winchester Croën Court, por që të dy kalonin fajin nga njëra palë tek tjetra.

Gruaja e cilësoi të dashurin e saj si “vrasës”, por gjyqtari Jane Miller QC, i cilësoi lotët e gruas si “krokodili”, duke i deklaruar të dy fajtorë, shkruan noa.al.

Krimi i rëndë ndodhi në mars të vitit 2017, ndërsa dënimi për çiftin u dha në fund të muajit nëntor. /a.y/noa.al