Transmetuar më 20-12-2018, 11:50

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar goditjen e vezë ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Duke folur për mediat jashtë Parlamentit, Berisha tha se vezët e hedhura nga deputeti Endri Hasa, ishin kartolina e Krishtlindjeve të dërguara ndaj “kreut te meduzës së krimit” prej studentëve.

“Ishin kartolinë e dërguar ndaj kreut të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Edvin Kristaq Rama. E vërteta është se ato vezë vinin direkt nga Surreli”, u shpreh Berisha.

Hasa, hodhi një vezë drejt Kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit fliste në foltoren e parlamentit.

“Këtë e ke për studentët”, i tha Hasa, Kryeministrit, teksa më tej u bllokua nga Garda.

Goditja ndodhi pasi Kryeministri Edi Rama tha se 40 minutat e tij ku do të diskutohej buxheti i vitit 2019, do ia linte kryetarit të opozitës, për të cilin tha se u kthye në Parlament, me mandate të pjekura por jo të djegura.

“Askush më kollaj se sa vetë Lulzimi nuk mund t’iu tregojë shqiptarëve se pse zgjidhja e vetme, është kjo mazhorancë, ndërsa unë vetë do filloj dialogun e vështirë me studentët e Mjekësisë”, tha Rama. /a.y/noa.al

U qëllua me vezë, Rama: Opozita paska bredhur koteceve gjatë bojkotit, vështirë të përshtatet

Qëlloi Ramën me vezë, përjashtohet deputeti demokrat

Deputeti që hodhi vezë ndaj Ramës s’pranon të dalë nga salla, Ruçi mbledh Byronë

Qëlloi me vezë Ramën, Byroja përjashton me 10 ditë deputetin demokrat