Transmetuar më 20-12-2018, 11:42

Byroja e Kuvendit e mbledhur gjatë ndërprerjes së seancës së sotme parlamentare, ka dalë me vendim ndëshkues për deputetin demokrat Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë Kryeministrin Edi Rama.

10 ditë përjashtim nga Kuvendi, është masa e marrë nga Byroja, për deputetin demokrat.

Hasa, hodhi një vezë drejt Kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit fliste në foltoren e parlamentit.

“Këtë e ke për studentët”, i tha Hasa, Kryeministrit, teksa më tej u bllokua nga Garda.

Goditja ndodhi pasi Kryeministri Edi Rama tha se 40 minutat e tij ku do të diskutohej buxheti i vitit 2019, do ia linte kryetarit të opozitës, për të cilin tha se u kthye në Parlament, me mandate të pjekura por jo të djegura.

“Askush më kollaj se sa vetë Lulzimi nuk mund t’iu tregojë shqiptarëve se pse zgjidhja e vetme, është kjo mazhorancë, ndërsa unë vetë do filloj dialogun e vështirë me studentët e Mjekësisë”, tha Rama. /a.y/noa.al

U qëllua me vezë, Rama: Opozita paska bredhur koteceve gjatë bojkotit, vështirë të përshtatet

Qëlloi Ramën me vezë, përjashtohet deputeti demokrat

Deputeti që hodhi vezë ndaj Ramës s’pranon të dalë nga salla, Ruçi mbledh Byronë