Transmetuar më 20-12-2018, 11:04

Është zgjedhur ditën e sotme kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ajo është Naureda Llagami, e cila është zgjedhur në krye të institucionit që do të bëjë emërimet në drejtësi.

Llagami u zgjodh me 10 vota, ndërkohë që vjen nga radhët e shoqërisë civile.

Përballë saj kandiduan Fatmira Luli dhe Alban Toro. Sakaq si nënkryetar i KLGJ, me shtatë vota, u zgjodh Maksim Çoku.

Në një komunikim të shkurtër për mediat, pas zgjedhjes Llagami tha se “Më gëzon konsensusi dhe besimi që do na shoqërojnë në këtë Këshill për të krijuar të gjitha sistemet e tjera të drejtësisë për të qëndruar larg politikës. Jam e lumtur që do të bëjë këtë rrugëtim së bashku. Sfida më e madhe është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia”.

Më tej shtoi se KLGJ duhet të hartoje dhe marre vendime në të mirë të drejtësisë. /a.y/noa.al