Transmetuar më 20-12-2018, 09:30

Ish-Kryeministri Sali Berisha përshëndet dëbimin e ambasadorit të Iranit dhe një diplomati tjetër nga Shqipëria.

“Largimi i diplomatëve iranianë, vendim i drejtë por i vonuar!”, shkruan Berisha.

Ai thotë se qeveria ka vendosur të largojë ambasadorin dhe një diplomat tjetër iranian. Sipas tij, ky vendim vjen pas një veprimtarie të rrezikshme, komplotiste, të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik në drejtim të muxhahedinëve iranianë që jetojnë si azilantë politik në vendin tonë dhe që janë kundërshtar të vendosur të regjimit teokratik të ‘ajetullahëve’.

Në këtë kontekst shton Berisha, mund të thuhet se largimi i tyre është plotësisht i motivuar por dhe i vonuar.

Shqipëria e dëboi ambasadorin e Iranit, Gholamhossein Mohammadnia, me argumentin e cenimit të sigurisë kombëtare.

Po ashtu krahas tij është dëbuar dhe shpallur “non grata” edhe një diplomat tjetër iranian, i cili punonte në ambasadë.

Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik. /a.y/noa.al

Shqipëria largon ambasadorin e Iranit, reagon SHBA: U tentuan sulme terroriste