Transmetuar më 20-12-2018, 09:20

Këngëtarja Miley Cyrus u kthye në skenë e karikuar, për të nisur një 2019 gjithë angazhime.

Pasi publikoi këngën “Nothing Breaks Like a Heart”, me një fotografi ku shihej gjysmë e zhveshur, ajo u ngjit këtë fundjavë në skenën e spektaklit “Saturday Night Live”, pa reçipeta.

Por përtej këngës vëmendjen e tërhoqi dekolteja e saj zhveshur, ku dukeshin gjinjtë përmes xhaketës së hapur.

Kësisoj në këtë dalje të saj, Miley shfaqi anën e saj provokuese, duke tërhequr edhe më shumë fansat.

Tashmë këngëtarja duket se ka rigjetur harmoninë me të fejuarin e saj Liam Hemsworth. /a.y/noa.al