
Dëbimi i ambasadorit të Iranit nga Shqipëria, është mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Madje vetë, Presidenti amerikan Donald Trump ka falenderuar Kryeministrin Edi Rama për vendimin e marrë.
Në letrën e kreut të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se dëbimi i ambasadorit është shembull i përpjekjeve të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënd
“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit.
Udhëheqja e treguar nga ju me dëbimin e ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”, shkruan Trump.
Shqipëria e dëboi ambasadorin e Iranit, Gholamhossein Mohammadnia, me argumentin e cenimit të sigurisë kombëtare.
Po ashtu krahas tij është dëbuar dhe shpallur “non grata” edhe një diplomat tjetër iranian, i cili punonte në ambasadë.
Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik. /a.y/noa.al
Shqipëria largon ambasadorin e Iranit, reagon SHBA: U tentuan sulme terroriste