Transmetuar më 19-12-2018, 19:20

Opozita e bashkuar vendosi dje që të thyejë bojkotin dhe të rikthehet në Parlament pas gati gjashtë muajsh.

Ky vendim është komentuar nga një prej figurave të njohura të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli.

Përmes një postimi në Facebook, Topalli shkruan se Basha u kthye për të shpëtuar mandatin dhe se ka për të ikur sërish nga Parlamenti, për t’u rikthyer pas gjashtë muajsh.

“Kthehet në Kuvend për të siguruar mandatin e tij. Ai do ikë prapë nga Kuvendi. Do kthehet prapë pas 6 muajsh”, shkruan Topalli.

Ajo shkon më tej duke e quajtur këtë veprim të padinjitet nga ana e liderit demokrat.

“Vendimi i Lulzim Bashës për t’u kthyer në Parlament pas 6 muajsh bojkot, (pa arritur asgjë), është veprimi më i padinjitet, që një drejtues i një force politike mund të bënte. Por, kur ky kthim bëhet për të shpëtur mandatin e tij të deputetit, pastaj kjo është fyerje aq e madhe sa vetëm një i paaftë për t’u turpëruar si ai, mund t’ia lejojë vetes”, vijon znj. Topalli.

Një prej zërave më kritikë të z. Basha, Topalli sjell në vëmendje edhe parashikimet ligjore për të vërtetuar artikulimin e saj për këtë situatë.

Reagimin e plotë e lexoni duke klikuar KËTU. /k.k/noa.al/