Transmetuar më 19-12-2018, 16:39

Ministri aktual i Brendshëm ishte edhe kryetar i Autoritetit të Aviacionit Civil dhe sot, me një vendim të Këshillit të Ministrave është zëvendësuar me Artan Shkrelin.

NOA informon se në mbledhjen e sotme të qeverisë që u drejtua nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi, u mor vendimi për zëvendësimin e Sandër Lleshit me Artan Shkrelin, i cili nga sot është kryetari i ri i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Sakaq është larguar nga posti i anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil edhe Hajrulla Ceku, i cili zëvendësohet nga sot nga Elira Kokona.

Vendimi i qeverisë erdhi me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Më herët, nëntorin e kaluar, Këshilli i Ministrave, e kishte emëruar Sandër Lleshin, kryetar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Ky institucion përbëhet nga kryetari dhe 4 anëtarët e këshillit drejtues të këtij autoriteti.

Sipas VKM, këshilli drejtues i Autoritetit të Aviacionit Civil mori këtë përbërje:

Sandër Lleshi, kryetar;

Brunilda Lilo, anëtar;

Hajrulla Çeku, anëtar;

Vladimir Avdiaj, anëtar;

Etleva Kondi, anëtar.