Transmetuar më 19-12-2018, 15:58

Përveç se u japin shije karakteristike pjatave tuaja, erëzat janë gjithashtu mënyra më e mirë për t’u dobësuar pa shtuar kalori ekstra, ndryshe nga sheqeri, kripa ose përbërës të tjerë. Për më tepër, shumica e erëzave mund të përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë trupin ta shkrijë më shpejtë dhjamin. Ja cilat janë ato:

Speci i kuq djegës- speci i kuq djegës rrit temperaturën e trupit duke përshpejtuar kështu metabolizmin. Sipas ekspertes së dietave, Lauren Minchen, shtimi i kësaj erëze tek ushqimet ju ndihmon të digjni deri në 100 kalori për vakt. Prandaj duhet ta përfshini specin djegës në gatime të ndryshme.

Kanella- Kanella jo vetëm u jep shije ëmbëlsirave, por mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak, largon dëshirën për të ngrënë ushqime të shpejta dhe ju mban të ngopur për një kohë të gjatë. Mund të hidhni pak kanellë në bollgur, tek kosi ose çaji.

Hudhra- E dimë që hudhra shkakton erë të keqe në gojë, megjithatë, duke e krahasuar me dobitë e shumta shëndetësore të saj, kjo nuk është asgjë. Një ndër përfitimet e saj është se ndihmon për të djegur dhjamin në bark.

Pas një eksperimenti të kryer tek minjtë hulumtuesit shkencorë vunë re që minjtë të cilët konsumuan hudhra për 7 javë humbën më shumë se minjtë e tjerë. Edhe pse këto rezultate nuk janë vërtetuar tek njerëzit, nuk ka asnjë efekt negativ nëse e shtoni atë në vaktet tuaj.