Transmetuar më 19-12-2018, 13:56

Spitali Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, i njohur ndryshe si materniteti i ri, reagon lidhur me një shkrim me titull “Bebet vdesin për mungesë inkubatorësh”.

Materniteti sqaron se ngjarjet kanë ndodhur në muajin dhjetor 2017-janar 2018 dhe sikurse është sqaruar edhe në atë kohë nga vetë mjekët dhe zyrtarisht nga drejtoria e maternitetit “Koço Gliozheni”, nuk kanë ndodhur vdekje për shkak të mungesës së inkubatorëve.

Deklarohet se në të gjitha rastet, gjendja e bebeve ka qenë e papajtueshme me jetën.

Materniteti “Koço Gliozheni” bën me dije se në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre dhe se repartit të reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj.

Nënvizohet se tetë rastet e trajtuara gjatë muajve të fundit kishin anomali të rënda si kardiopati kongenitale, hidrops fetal, transfusion feto-fetal, me peshë 800-850 gramë dhe me moshë barre nën 26 javë, për të cilët ekipi i mjekëve bënë përpjekjet maksimale për trajtimin e tyre, por janë anomali të rënda, të papajtueshme me jetën, që fatkeqësisht ndodhin në të gjitha strukturat shëndetësore edhe në rajon, Europë.

Ekipi i Maternitetit “Koço Gliozheni” thotë se mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve me standarde të larta në kujdesin ndaj nënës e fëmijës.

Ndryshe nga sa thuhet në shkrimin e ‘Birn’ materniteti thotë se janë 19 inkubatorë funksionalë në maternitetin Koço Gliozheni”.

Po ashtu deklarohet se rastet e humbjes së jetës së bebeve të porsalindur, lidhen me: Lindje premature, sëmundje të nënës, preclampsi ose sëmundje të membranave hialine; të papajtueshme me jetën.

“Ndaj e ftojmë sërish median, të mos cenojë punën e palodhur të stafit mjekësor me të pavërteta, apo lajme qëllimisht të deformuara, për shërbimin e neonatologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”. Në maternitetin “Koço Gliozheni” priten mbi 4 mijë lindje në vit në kushte optimale nga një personel mjekësor i kualifikuar; kryhen mbi 2500 intervente për patalogji obsetrikale dhe gjinekologjike të ndërlikuara me vdekshmëri amtare Zero! Vdekshmëria nenonatale, përfshirë edhe këtë aktuale ka pësuar rënie nga vitit në vit”, deklarohet më tej.

Po ashtu rikujtohet reagimi i spitalit për ngjarjen në janar 2018:

“Materniteti “Koço Gliozheni” ju bën me dije se në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre. Repartit të Reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj. Por cdo mjek e di se, ashtu si në çdo maternitet, paraqiten raste të anomalive të papajtueshme me jetën. 8 rastet e trajtuara gjatë muajve të fundit kishin anomali të rënda si kardiopati kongenitale, hidrops fetal, transfusion feto-fetal, me peshë 800-850 gramë dhe me moshë barre nën 26 javë, për të cilët ekipi i kualifikuar i mjekëve tanë bënë përpjekjet maksimale për trajtimin e tyre, por janë anomali të rënda, të papajtueshme me jetën, që fatkeqësisht ndodhin në të gjitha strukturat shëndetësore edhe në rajon, Europë. Ekipi i Maternitetit “Koço Gliozheni” mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve me standarde të larta në kujdesin ndaj nënës e fëmijës dhe u lutet mediave që të japin ndihmesën e tyre të vyer, duke mos lejuar përhapjen e lajmeve të rreme apo qëllimisht të deformuara në rrjetet sociale.”

Fenomeni skandaloz, si po vdesin foshnjet nëpër spitalet shqiptare