Transmetuar më 19-12-2018, 13:30

Shkon për darkë, porosit një pjatë me midhje ostriche prej 14.75 dollarësh dhe gjen brenda njërës prej tyre një perlë që vlen së paku 1700 dollarë.

Është kjo surpriza që i ndodhi 66-vjeçarit Rick Antosh, në Grand Central Oyster Bar & Restaurant, lokal në qendër të New York, në Manhattan.

Kishte shkuar për të darkuar me një shok të shkollës së mesme, kur duke u përtypur ndjeu diçka të fortë.

“Ndjeva diçka të çuditshme, por mendova se ishte ose një guaskë midhjeje ose se kisha thyer ndonjë dhëmbë”, tregoi Antosh për mediat amerikane.

Kështu duke e marrë atë topth të vogël në duar, e kuptoi se ishte diçka anomale. Duke pyetur në restorant, se çfarë ishte mësoi se bëhej fjalë për një perlë.

“Shefi i restorantit më tha se në 28 vite që punon aty, kjo është hera e dytë që i ndodh”, tregon Antosh, shkruan noa.al.

Megjithatë ai thotë se për momentin nuk dëshiron që ta shesë perlën, por se dëshiron që ta mbaj si kujtim. /a.y/noa.al