Transmetuar më 19-12-2018, 12:45

Kryeministri Edi Rama në takimin me studentë dhe pedagogë në Universitetin e Vlorës, u përfshi në një debat me një student, teksa i kërkoi të tregojë se me çfarë parash e bleu celularin që mbante në dorë.

Studenti iu përgjigj: E fitova nga shorti që organizon “Jeta Studentore”.

Duke marrë këtë përgjigje, Rama pyeti sërish: Po me ça lekësh e paguan që e përdor internetin.

Studenti iu përgjigj: Kemi wifi.

Në këtë pikë, erdhi shpagimi nga studenti: Na trego dhe ti pra se me ça lekësh e bëre shtëpinë në Surrel, kur ke deklaruar vetëm 2 mijë euro.

Rama dha kete pergjigje:

“Unë kam qenë emigrant dhe si gjithë emigrantët e tjerë kam bërë dhe unë pesën time të sakrificave në emigracion.

E dyta, shtëpia ime jo vetë që është e deklaruar në çdo detaj, por edhe taksat i ka të gjitha të regjistruara”, – tha z.Rama. /noa.al/