Transmetuar më 19-12-2018, 12:11

Një student i Universitetit të Vlorës, ku ditën e sotme është ndalur Kryeministri Edi Rama për të diskutuar lidhur me protestën, u shfaq mjaft i revoltuar ndaj kreut të qeverisë.

“Ju na tregoni ne që ai të vriste në bulevard. Vërtetë ai të vriste ne bulevard atje, por ju po na vrisni shpresën, a e kupton. Kur duartrokitet kryeministri, ai atëherë e ndjen që është mirë. Më vjen rëndë nga vetja që jam këtu, nuk kam mundur të iki, më mirë të pastrosh haletë diku jashtë, pasi të vlerëson ai atje. Nëna ime kishte probleme me sytë ia lanë dy muaj më pas, se nuk kishte radhë”, u shpreh studenti.

Ai iu drejtua Ramës, duke i thënë se nuk i vihet veshi të rinjve, “Jemi të lodhur o vlla”.

Më tej ai i tha Kryeministrit, se një nga radhët e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, i premtoi se do e punësonte në bashki, ku më tej i mori kartën e identitetit për tu anëtarësuar.

“As punë, asgjë, jeni bërë shumë bajat, nuk durohet më mor vlla”, tha i riu. /a.y/noa.al

Rama, studentëve: Në janar gjysmën e tarifës do e paguajë shteti, vitin tjetër sipas meritës

Studentët vlonjatë i boshatisin sallën, Rama: Megafona alla shqiptarçe, vetëm Europë s’është kjo

Rama pritet me protestë në Universitetin e Vlorës