Transmetuar më 19-12-2018, 10:13

Hodhi praktikisht çdo gjë nga dritarja e shtëpisë së tij. Më tej, pas ndalimit nga policia, përfundoi në spital me shenja të dukshme çrregullimesh psiko-fizike.

Bëhet fjalë për Gustavo Rodriguez, babanë e prezantueses argjentinase, Belen Rodriguez, e cila prej vitesh zhvillon karrierën në Itali.

Është kjo ngjarja e ndodhur gjatë kësaj të diele, në lagjen “Brera”, në Milano të Italisë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila bëri edhe bllokimin e 60-vjeçarit, i cili më tej u dërgua në spital.

Ndërkohë në muajin tetor probleme pati edhe për Belen, e cila u kap duke i dhënë makinës me shpejtësi tej normave të lejuara, teksa udhëtonte me vëllanë Jeremias dhe një mikun e tyre. /a.y/noa.al