Transmetuar më 19-12-2018, 08:11

Deputeti socialist, Erion Braçe i ka bërë një dedikim special koleges së tij socialiste, Mimi Kodheli.

Ai ka publikuar një fotografi teksa ditën e djeshme, e martë, Kodheli e ka marrë me makinë, teksa ishte nisur për të shkuar për në Komisionin e Ekonomisë.

Braçe e quan Kodhelin si shoqen më të mirë në botë, për të cilën thotë se e “shastis”.

Dedikimi i Braçes

Ajo dita kur, në mëngjes,

duhet të bësh hapat e tua,

është ftohtë por ti nuk heq dorë nga hapat,

del pa makinë dhe, në dreke duhet të ndjekesh kolegët e Komisionit!

Atëherë, gjen shoqen më të mirë në botë që,

lë gjithçka dhe të shastis, merr makinën dhe të gjen edhe kolegët!

Thjesht Mimi! /a.y/noa.al