Transmetuar më 19-12-2018, 07:58

Një person ka gjetur vdekjen gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mjekës, ku viktima është 36-vjeçari Ardi Bodurri, i cili ishte punonjës i shërbimit pyjor.

Bodurri dyshohet se është qëlluar aksidentalisht nga shokë të tij, teksa kishin dalë për gjueti.

36-vjeçari është qëlluar pas kokës, duke bërë që të gjejë vdekjen rrugës për në spitalin e Elbasanit.

Sakaq nga ana e policisë janë shoqëruar personat që ndodheshin me viktimën, pas dyshimeve se mund të kenë qëlluar gabimisht.

Viktima ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Trupi i pajetë po i nënshtrohet ekspertizës, para se të përcillet për në banesën e fundit. /a.y/noa.al