Transmetuar më 19-12-2018, 07:30
Foto ilustruese

Makina e një gruaje është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër dhe mjeti i shkrumbuar i përket Donjeta Xhelilit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa automjeti tip “Citroen” me targa AA65ORV ka qenë i parkuar.

Më konkretisht mjeti ishte parkuar në vendin e quajtur “Depot e djathit”, në lagjen Mecitë, kur befas është përfshirë nga flakët.

U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, për vënien e zjarrit nën kontroll.

Paraprakisht dyshohet se mund të jetë zjarrvënie e qëllimshme, teksa policia po heton për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al