Transmetuar më 18-12-2018, 21:16

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Missouri.

Një vajzë 6-vjeçare është vrarë aksidentalisht nga vëllai i saj, me armën e babait.

Autoritetet kanë njoftuar se prindërit nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë.

Vajza e identifikuar si Maliyah Palmer u qëllua në pjesën e pasme të kokës pasi vëllai 12-vjeçar gjeti pistoletën në një sirtar, në dhomën e prindërve.

Maliyah ndërroi jetë në spital. Sipas policisë, të dy ishin lënë nën mbikëqyrjen e motrës më të madhe 16-vjeçare. /k.k/noa.al/