Transmetuar më 18-12-2018, 20:42

Ndahet nga jeta një prej aktoreve më të mira amerikane, Penny Marshall.

Aktorja dhe regjisorja e njohur ndërroi jetë të hënën në moshën 75-vjeçare, tha sot në një deklaratë publicisti i saj.

Mësohet se shkak ka qenë një komplikacion i shkaktuar si pasojë e diabetit me të cilin u përball për disa vite.

Fama e Marshall kapi majat me rolin e saj si aktore në serialin “Laverne & Shirley”. Marshall është regjisore e filmave të suksesshëm si “Big” dhe “A League of Their Oën”.

“Familja jonë është e zemërthyer pas vdekjes së Penny Marshall,” tha familja e saj në një deklaratë. /k.k/noa.al/